De Ligt, ku ka më mirë se në krahët e “nënës”!

Ishte një lëvizje prej ëndrre, edhe pse pati mundësi të tjera për të zgjedhur. Matijs De Ligt, gjithsesi, mendonte se karriera e tij tek Juventusi do të ishte shumë e mirë, ndaj edhe shkoi në Torino i bindur, verën e kaluar. Ish-kapiteni i Ajaksit po “ngroh” stolin, dhe lajmet janë që ish-klubi i tij është gati t’i japë një dorë, dhe ta ndihmojë për të dalë nga “bataku”. Ajaksi pra, e kërkon në huazim mbrojtësin e qendrës. Njëzetvjeçari u dëmtua në shpatull në ndeshjen ndaj Atalantës, dhe në vend të tij u aktivizua Demiral.

Turku po bën paraqitje shumë të mira dhe Sarri e ka mbantur titullar, ndërsa shpejt pritet kthimi nga dëmtimi edhe i kapitenit Xhorxho Kielini. Kuptohet që De Ligti do të ketë edhe më pak mundësi për të luajtur. Në verë, ai hodhi poshtë mundësinë për të shkuar tek Barcelona, në një kampionat ku presioni mund të ishte më i vogël, dhe ku luhet më lirshëm në mbrojtje, pak a shumë si tek Ajaksi. Ndoshta, ish-kapiteni 20-vjeçar mund të jetë penduar që nuk bëri si ish-shoku i ekipit, Frenki De Jongu.

Sfidanti.al