Papritur Flik nxjerr në shesh sekretin e stërvitjeve të Bajernit!

Fletët duhej të ishin të rezervuara vetëm për trajnerin dhe ndihmësit e tij. Gjithsesi, Hansi Flik nuk pati aq shumë kujdes gjatë stërvitjes së fundit të Bajernit në Doha, dhe ata që ishin të kujdesshëm arritën të dallonin se çfarë kishte shkruar ai në fletët e përgatitura për seancën stërvitore. Letra ishte vendosur në një kapak të kuq (në foto), dhe aty ishin shënuar emrat e katër portierëvë, si dhe ishin vizatuar 4 porta të mëdha. Manuel Nojer, Sven Ulraih, Ron-Torben Hofman dhe Kristian Fryhtl u stërvitën veç e veç, dhe në përfundim, Fliku kërkoi që të mbanin mend sesa gola kishin pësuar. Trajneri mbajti po ashtu shënim me kujdes edhe për disa ushtrime të tjera të lojtarëve, përfshi gjuajtjet në porta të vogla. Fliku pati shumë punë gjatë stërvitjes, ndërsa në fund e mbuloi fletën, me një tjetër letër të bardhë.

Sfidanti.al