Botërori I Katarit, 75% e stadiumeve janë tashmë gati

Me fillimin e vitit 2020, sytë janë hedhur të gjithë nga Katari për të ndjekur përgatitjet e vendit arab  që për herë të parë do të presë një botëror, atë të vitit 2022. Dhe mesa duket gjithcka po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme kur duhen edhe 3 vjet nga fillimi I turneut.

Sipas informacioneve që vijnë nga Komiteti Suprem Organizator të vendit, 75% e infrastrukturës sportive dhe stadiumeve të turneut janë gati. Mësojhet se tashmë 5 impiante kanë përfunduar dhe janë gati për të pritur ndeshjet, ndërsa në 3 të tjerë punimet janë në fazë të avancuar.

Gjatë 2020, Katari do të përurojë 4 stadiume  dhe bëhet fjalë për Al Thumama, Al Bayt, Stadiumin  Qatar Foundation  dhe Al Rayyan. Në Katar në 2020 për të dytin vit radhazi do të mbahet Botërori I Klubeve, një kompeiticion ky që do të shërbejë si një lloj prove gjenerale për impiantet, infrastrukturën sportive dhe transportit dhe  për të bërë përmirësimet e duhura në shërbime përpara fillimit të Botërorit.

Sfidanti.al