Spastrime te Gana; Federata shkarkon të gjithë trajnerët e kombëtareve

Presidenti I ri I Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Okraku, që u zgjodh në muajin tetor, mori përsipër kryerjen e një revolucioni total në futbollin e vendin e tij. Vendimi që ai mori me këtë rast është I paprecedentë pasi ai bëri një spastrim teksa shkarkoi në mënyrë të rrufeshme të gjithë trajnerët e kombëtareve  dhe stafet e tyre teknike dhe këtu përfshihen edhe ekipet e moshave dhe përfaqësuesen e femrave

Nëpërmjet një komunikate, Federata Ganeze shpjegon vendimin e saj por pa dhënë më shumë detaje për motivin që e shtynë në marrjen e këtij vendimi, edhe pse besohet se kjo lëvizje bën pjesë në planin e presidentit të Federatës në luftën kundër korrupsionin në vendin afrikan pas akuzave që u ngritën nga një dokumentar investigative.

Në vitin 2018, u mor vendimi për shkrirjen e /Federatës Ganeze të Futbollit pas zbulimit të një videoje ku shfaqeshin funksionarë të ndryshëm të këtij institucioni përfshi edhe presidentin e asaj kohe, Kvesi Njantaki duke marrë ryshfet. Njantaki që ka qenë edhe anëtar I Këshillit të Përgjithshëm të FIFA, më pas u dënua edhe nga qeveria e futbollit botëror.

Sfidanti.al