Ëndrra e madhe e Interit quhet Kristian Eriksen, mbreti I futbollistëve që janë drejt përfundimit të kontratës dhe që kanë refuzuar rinovimin e saj. Danezi tashmë ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së alternativave për vijimin e karrierës së tij dhe një prej tyre është edhe Interi. Klubi zikaltër që e pësoi prej tij sezonin e kaluar në Ligën e Kampioneve, për ta bindur Eriksen që të zgjedhë transferimin në Milano, është gati t’I ofrojë mesfushorit një kontratë me një pagë të ngjashme me atë të Kontes me mbi 10 milionë Euro në sezon duke I shtuar edhe bonues.
Kontaktet me agjentin e Eriksen, Martin Shots të cilit I është premtuar edhe një komision I majmë vijojnë, por tratativat janë për muajt e verës. Në këtë pikë rreziku është shumë I madh pasi Eriksen mund të shkojë në një destinacion tjetër në merkaton dimërore, kjo edhe për faktin se edhe vetë Tottenhemi preferon këtë zgjidhje dhe kërkon 20 milionë Euro për të mos e humbur danezin me parametra zero
Ndërkaq, një emër që është shumë më pranë realitetit për Interin është Arturo Vidal I cili pritet të rinisë stërvitjen me Barcelonën pas pushimeve. Mbetet të kuptohet se si do të trajtohet kjo cështje në kampin katalanas pas denoncimit të kilianit për bonuset që nuk I janë paguar. Në këtë pikë mund të ndihmojë Dinamo e Zagrebit. Nëse kjo e fundit do të pranojë ofertën e Barcelonës për Dani Olmon atëherë do të hapet rruga e transferimit të Vidal te zikaltrit
Sfidanti.al