NBA, 3 vëllezërit Holidej bëjnë historinë teksa luajtën në të njëjtën ndeshje

Vëllezërit Holidej në NBA bënë dicka që nuk është parë kurrë më parë në NBA, luajtën të tre në të njëjtën sfidë atë mes Neë Orleansit dhe Indiana Pacers. Aron Holidej ishte pjesë e Pacers, ndërsa Xhru dhe Xhastin ishin tek skuadra e Pelicans e cila fitoi edhe ndeshjen me rezultatin 120-98, por Aron Holidej fitoi duelin individual pasi ishte shënuesi më I mirë në parket me 25 pikë të shënuara.

Një tjetër fakt kurioz në këtë ndeshje është se të tre vëllezërit përkuan që të ishin në të njëjtën kohë në parket në momentin kur kishin mbetur 4 minuta e 54 sekonda nga fundi I periodës së tretë. ‘Është një bekim-u shpreh Shon Holidej, babai I tre vëllezërve-nuk mund ta përshkruash ndryshe, nuk mund të gjesh fjalët më të mira për këtë. Teksa I shihja të rriteshin, nuk e imagjinoja se do të ndodhte dicka si kjo e kësaj mbrëmje, që ata të luanin në të njëjtin nivel në aspektin professional, është dicka befasuese’.

Gjatë kësaj ndeshjeje, të tre vëllezërit gëzuan mbështetjen e për më shumë se 30 familjarëve që kishin udhëtuar nga Nju Orlinsi në Indianapolis për të mos e humbur këtë moment historic të familjes Holidej.

Sfidanti.al