Rroga do të jetë e madhe, e denjë për emrin e tij, pavarësisht se klubi kuqezi është në krizë. Milani do të rrezikojë financat e tij duke i dhënë 5 milionë euro Zllatan Ibrahimoviçit, ndërsa suedezi legjendar pranoi të vishte edhe një herë fanelën e shquar. Akordi mes palëve është 18-mujor dhe Ibra do të bashkohet me Milanin në 30 dhjetor, dhe do të nisë të luajë në janar.
Sulmuesi 38-vjeçar, i njohur për futbollin e tij spektakolar dhe golat e rrallë, shpreson të jetë një nxitje që skuadra e trajnerit Pioli të synojë të paktën kualifikimin për në kupat e Europës. Ai do të ketë periudhën e dytë në “San Siro”, ndërsa herën e parë ishte në 2010-2012, kur fitoi titullin kampion (të fundit për Milanin) dhe Kupën e Italisë. Ai shënoi 56 gola në 85 ndeshje, vazhdoi shkëlqimin edhe tek Mançester Junajtidit apo në SHBA, por nuk dihet nëse mosha mund të ndikojë që të mos jetë ai i pari.
Sfidanti.al