Murinjo nuk heq dorë nga Championsi, Totenhemi përmbys Brajtonin

Nuk ishte e lehtë, sidomos pas një disfate si ajo ndaj Çelsit. Gjithsesi, nuk është nga ata që dorëzohet Zhoze Murinjo, dhe Totenhemi i tij kaloi nga humbja në fitore, duke mundur Brajtonin në “Uajt Hart Lejnin” e ri. Pak ditë pas “shuplakës” ndaj Blutë e Londrës dhe Frenk Lampardi, dhe një ditë pas ngordhjes së qenit të tij të dashur, trajnerit portugez iu desh të vuante sërish sepse Brajtoni kaloi në epërsi në minutën e 37-të.

Pasi u mendua mirë për pak çaste, Murinjo hyri në dhomën e zhveshjes dhe i mbajti fjalimin motivues lojtarëve të tij, duke i kujtuar se tifozët kërkonin reagim pas humbjes së derbit, dhe se arritja e Championsit do të rrezikohej në rast dështimi. Nuk ishte e lehtë, por përmbysja u arrit falë dy prej lojtarëve më të mirë të ekipit. Harri Kejn barazoi në minutën e 53-të, dhe Dele Ali realizoi një gol shumë të bukur në të 72-ën, duke kurorëzuar një paraqitje mjaft të mirë. Me këtë fitore, Totenhemi ka 29 pikë, pra jo shumë larg zonës Champions, e cila mbetet e arritshme.

Sfidanti.al