Merkatoja e Interit, nis sulmi për Arturo Vidal

Inter nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Arturo Vidal. Antonio Konte ka kërkuar me ngulm shërbimin e kilianit për të përforcuar repartin e mesfushës në merkaton e muajit janar për të tentuar fitimin e titullit në Serinë A, por problemi qëndron te Barcelona që nuk ka ndërmend ta lejojë atë të largohet kollaj.

Trajneri Italian dëshiron ta ketë Vidal që në fillim të muajit janar, por distanca mes ofertës 12 milionë Euro dhe kërkesës së Barcelonës 20 milionë është ende e madhe.

Në këtë pikë agjenti I Vidal, Feliceviv, protagonist edhe në transferimin e Sancez te zikaltrit do të punojë për të afruar të dyja palët dhe për të mundësuar kalimin e mesfushorit kilian në San Siro.

Sfidanti.al