Empoli bëhet viktimë e një gabimi të madh arbitrar në sfidën me Kozencën të zhvilluar në ‘San Vito’, një ndeshje kjo që ishte e vlefshme për Serinë B italiane. Gjithcka ndodhi në minutën e 83 kur në një aksion të Empolit, arbitri kryesor dhe ata anësorë nuk kuptian që topi I nxjerrë I goditur nga jashtë zone Samuele Ricci e kishte kaluar vijën e portës me rreth gjysmë metri pasi ishte përplasur në tramversë për t’u kthyer në mesin e fushës.
Sipas arbitrit Pecuto, sfera nuk e kishte kaluar plotësisht vijën fatale të portës kështu që nuk e akordoi golin duke dëshpëruar skuadrën e Empolit që në fund doli nga fusha e lojës me disfatën 1-0 dhe me një futbollist më pak për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Laribit pas akumulimit të 2 kartonave të verdhë.
Sfidanti.al