Luis Enrike kërkon që 2019 të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur edhe pse nuk do ta harrojë kurrë dhe shpreson që 2020 t’I kthejë buzëqeshjen, ndoshta me fitoren e Evropianit që Spanja e tij do ta luajë me etiketën si një prej favoriteje. Trajneri 49 vjecar foli për kanalet mediatike të Federatës Spanjolle ku përmendi edhe polemikat që e shoqëruan rikthimin e tij në pankinën e ‘La Rojas’ për shkak edhe të largimit të ish ndihmësit të tij Robert Moreno
‘Ndjej se kam stimuj të mëdhenj-shpjegon Luis Enrike-por kjo për mua nuk është dicka e te sepse një ndër cilësitë e mia të mira është pikërisht entuziazmi dhe impenjimi maksimal I imi në gjithcka që bëj. E dëshiroja këtë rikthim edhe pse thonë që aventurat e dyta nuk janë asnjëherë pozitive. Por unë shpresoj që gjithcka të shkoj mirë dhe të mund t’u gëzohem sukseseve. U ktheva pikërisht për këtë arsye’
Pas një viti të trishtuar, Luis Enrike theksoi se pret që 2020 të jetë shumë më I mirë, një vit ky që përkon edhe me Evropianin dhe që sipas trajnerit Spanja do ta luajë si një prej favoriteve. Pas zhgënjimeve në Euro 2016 dhe Botërorin e Rusisë, ‘La Roja’ do të masë forcat në kompeticionin e vitit të ardhshëm me Suedinë, Poloninë dhe një prej skiuadrave që do të vijnë nga playoffi
‘Shorti na jep rolin e favoritit dhe ne nuk fshihemi-vijoi Luis Enrike-janë të shumtë ata që na e japin këtë status, pavarësisht se në 2 turnetë e fundit të mëdhenj nuk bëmë shumë mirë, kështu që e pranojmë këtë rol, nuk është se po zbuloj Amerikën. Na pëlqen të jemi mes favoriteve, padyshim që do të jetë e komplikuar, por shpresojmë që rezultatet të na konfirmojnë. Nuk shoh asnjë skuadër tjetër që të jetë superiore ndaj 5-6 kombëtareve favorite’.
Sfidanti.al