Kapiten vështirë se mund të jetë edhe më tej, por një shpresë e re ka lindur për të në “Emirejts”. Granit Xhaka ndoshta mund ta vazhdojë karrierën tek Arsenali, dhe jo të kthehet në Bundesligë, dhe kjo sepse trajneri i ri, Mikel Arteta, është nga ata që e vlerëson lart. Mediat britanike njoftojnë se Arteta paska dashur që ta merrte shqiptarin e Zvicrës tek Mançester Siti në 2016, por Arsen Venger ishte treguar më i shpejtë duke e fituar garën. Me gjasë, Xhaka ka pasur më shumë shanse për të luajtur tek Arsenali sesa tek Siti, por tani Arteta ka mbërritur në Londër dhe gjendja e tij mund të ndryshojë për mirë. Ish-kapiteni u përplas me tifozët, të cilët i dolën kundër, dhe ai i ofendoi. Më pas, kërkoi falje, por sipas mënyrës së tij, dhe ish-trajneri Unai Emeri u detyrua t’i hiqte shiritin, e këto kohë u fol se mund të shkonte në Bundesligë tek Herta e Berlinit.
Sfidanti.al