Pa Antetokumbon s’ka fitore, Miluoki rrëzohet në fushën e Filadelfias!

Kishin 31 vjet që e prisnin një ndeshje të tillë, dhe skuadra e zemrës nuk i zhgënjeu. Tifozët e Filadelfias dolën të lumtur nga Arena e tyre, pasi të mbiquajturit “siksers” triumfuan në duelin më të vështirë të mundshëm ditët e sotme. “Bujtës” në Arenë ishte Miluoki Baks, pra Janis Antetokumbo dhe “banda” e tij që janë bërë tmerri i NBA-së. Të udhëhequr nga Xhoel Embiid, filadelfasit triumfuan 121-109, duke qenë të shkëlqyer në gjuajtjet nga largësia. U shënuan 21 goditje tripikëshe, nga 44 të provuara, ndërsa Embiid bëri një ndeshje të madhe duke shënuar 31 pikë e duke kapur 11 topa në tabela. Po ashtu, pati edhe dy bllokime gjuajtjesh dhe 3 asistë. Embiid ishte i saktë në gjuajtjet nga loja (11-21), madje edhe për tri pikë (3-6).

Antetokumbo nuk pati aspak mbrëmjen më të mirë, dhe ishte diçka që pritej. Pas shumë fitorsh vjen dita për të humbur, sidomos në fushën e një ekipi që e ka 16-2 bilancin në shtëpi. Antetokumbo pati 18 pikë, 14 topa në tabela, 7 asistë, por gaboi tmerrësisht shumë në gjuajtje, 8-27 nga loja dhe 0-7 për tri pikë. Kris Midëllton luajti shumë mirë me 31 pikë e 8 topa në tabela, por sërish ishte pak.

Sfidanti.al