Kujdes Juventus! Mancester Junajtid rihidhet në sulm, do të kërkojë Haland

Nga njëra anë është oferta e Juventusit që po punon me Mino Raiolën për t’ia rrëmbyer Konkurrencës. Ng ana tjetër është konkurrenca e pamëshirshme e Mancester Junajtid që është gati ta mbulojë me ar. ‘Lufta’ bëhet pikërisht për atë, Erling Braut Haland bomberi I Salzburgut dhe zbulimi I Ligës së Kampioneve.

Situata është e tillë; Juventus dhe Anjeli janë të bindur se janë në një pikë të mirë të tratativave, por sipas asaj që publikohet te The Sun, Djajtë e Kuq duket se janë hedhur në kundërsulm duke I ofruar futbollistit një kontratë me pagë 13 milionë Euro në sezon. Dhe kjo I komplikon gjërat, sepse është e vërtetë që klauzola e Haland është 30 milionë Euro, një cmim interesant dhe I përballueshëm për Juven që nga ana tjetër nuk përballon dot pagesën e futbollistit dhe nuk mund të rëndojnë akoma më shumë zërin ‘shpenzime për pagat’ në bilanc.

Tani me shumë mundësi, gjithcka do të varet nga Raiola që ka raporte shumë të mira me Anjelin, por edhe me Mancester Junajtid, pavarësisht cështjes së pazgjidhur së Pol Pogba. Për më tepër, Raiola është I aftë t’u garantojë një pagë të majme klientëve te tij dhe Mancester Junajtid duket se është gati të dalë garant për Haland

Bisedimet do të intensifikohen në javët në vazhdim sepse është se sigirs se cdo klub që pretendon të marrë futbollistin do të duhet të tentojë të mbyllë gjithcka që në janar në mënyrë që në verë të mos përballet me një cmim të kripur të vlerës së kartonit të futbollstit

Sfidanti.al