Sampdoria, tjetër parrullë kërcënuese kundër Ferreros

Masimo Ferrero nuk po mund të gjejë paqe. Gjatë natës në Xhenova u shfaq një parrullë kontestuese e mbase edhe kërcënuese kundrejt presidentit të Sampdorias I cili akuzohet se bëri që të dështojnë tratativat për shitjen e klubit te grupi I investimeve I përfaqësuar nga Xhanluka Viali.

’25 Dhjetor, darka e Krishtlindjes: Ferrero zgjidhe mirë lokalin tënd’-lexohej në parrullën e shkruar nga tifozët ultras të Sampdorias. Dhe e gjithë kjo ndodhi në momentin kur Ferrero po u dedikonte tifozëve dhe të gjithë qytetit të Xhenovës një urim të gjatë për Krishtlindje nëpërmjet mikrofonëve të Telenord.

Sfidanti.al