Manxhukic te Al Duhail, Benatia e mirëpret: Koha të fitojmë të tjerë trofe

Tashmë është zyrtare. Mario Manxhukic është  futbollist I Al Duhail ku ai do të  jetë së bashku me një njohje të vjetër të tij te Juventusi, Medi Benatia. Mbrojtësi maroken nuk e fshehu entuziazmim pas zyrtarizimit të kroatit dhe këtë e tregoi nëpërmjet një postimi në Twitter teksa I uroi mirëseardhjen Manxhukic.

‘Manxhukic, mirëseerdhe te Al Duhail dhe te aventura jote e re në Katar-shkruante Benatia-bashkë kemi fituar disa trofe, tani erdhi të fitojmë të tjerë. E di që do të jesh gati për këtë sfidë, mezi pres të të takoj’

Sfidanti.al