Cfarë ka dashur të thotë Zlatan Ibrahimovic me postimin e tij të cuditshëm teksa uronte për Krishtlindjen. Kjo është pyetja që është shfaqur në rrjetet sociale me kuqezinjtë që janë mes interpretimeve pak a shumë plot fantazi dhe ankthit të merkatos dimërore. ‘Do të thotë që nuk vjen’, ‘Po dërgon në atë vend, drejtuesit’, ‘Luanët nuk dorëzohen kurrë’ ishin disa prej interpretimeve për këtë postim ku është fotoja e një luani të shtrirë në tokë dhe që tregon gishtin e mesit tek ai që e shikon.
Ka edhe mënyra të tjera të interpretimit të kësaj fotoje që mund të jetë edhe thjesht një shaka e Ibrahimovic duke marrë parasysh karakterin e suedezit. Por mund të jetë vërtet edhe një tregues I vendimit që mund të ketë marrë për të ardhmen e tij
Sigurisht asgjë nuk është e sigurt kur bëhet fjalë për Ibrën. Edhe pse Milan në këto orë është në pritje të përgjigjes së tij ndaj ofertës, vihet re një rritje e optimizmit në mbylljen me sukses të kësaj cështjeje. Gjithsesi për momentin Ibrahimovic nuk zbërthehet, ndoshta është duke qeshur me atë cfarë ka shkaktuar me këtë mesazh të tij duke I cmendur miliona tifizë kuqezi. Për momentin është thjesht një urim I cuditshëm, më pas do të shohim se cfarë do të ndodhë.
Sfidanti.al