Me ardhjen e Suning, Interi ka investuar shumë dhe jo vetëm në fushën e lojës. Pronarët e klubit zikaltër vendosën të forconin infrastrukturën si dhe kanalet sociale për të pasuruar interaktivitetin me tifozët. Është pikërisht ky aspekt I fundit që regjistroi rritjen më të madhe në 2019. Sipas një studimi të IQUII Sport, Interi ka regjistruar një rritje me 63.7% të numrit të ndjekësve të tij në rrjetet sociale dhe kryeson në nivel evropian
Portali SportThinking shpjegon se ardhja e Antonio Kontes dhe vendi I parë në Serinë A me pikë të barabarta me Juventusin me siguri kanë kontribuar në këtë rritje të zikaltërve në rrjetet sociale. Përvec kësaj edhe puna nga Inter Media House po I jep frytet e veta teksa krijoi fushata komunikimi si #NotForEveryone, që është një manifestim I vërtetë I ngjyrave zikaltër dhe #Buu (Brothers Universally United), fushata e luftës kundër racizmit që nisi në muajin janar, gjë që tregon punën e shkëlqyer që po bën reparti I medias te Interi.
Sfidanti.al