Fitorja ishte e thellë, 4-0, por pastaj shikon se tre nga golat ishin fare të lehtë. Kukësi pati si “asistencë” bilbilin e arbitrit që i akordoi 3 penallti, dhe flaë tyre siguroi suksesin ndaj Teutës. Natyrisht, kur shënon 4 dhe nuk pëson asnjë kuptohet që kundërshtarit nuk i ke lënë ndonjë shans të madh, por gjithsesi 3 penallti duken pak si shumë. Vasil Shkurtaj në 31’ me penallti, po Shkurtaj në 68’ me 11-metërsh dhe Etemi në minutën e tretë shtesë, gjithashtu nga pika e bardhë, ishin ata që ekzkutuan dënimin maksimal.
Goli i vetëm nga loja për kuksianët erdhi në minutën e 74-ët nga Kristal Abazaj. Teuta, ndërkaq, pati disa raste, por edhe skuadra e Shpëtim Duros iu afrua ndonjë goli tjetër. Falë këtij suksesi, kuksianët janë tani në krye të renditjes me 27 pikë ndaj 25 të Partizanit dhe të Laçit, ndërsa Superliga mbetet e ekuilibruar. Vllaznia, ndërkaq, mundi 1-0 Skënderbeun në Korçë dhe u ngjit në vend të pestë. Nga vendi i 7-të deri tek i pari ndajnë vetëm 5 pikë.
Sfidanti.al