Inter, letër fyese ndaj Kontes, anulon konferencën e shtypit

Interi anuloi konferencën për shtyp të trajnerit Antonio Kontes në prag të ndeshjes me Fiorentinën që do të luhet të dielën. Shkak për këtë vendim drastik të klubit zikaltër u bë një letër fyese që u publikua një ditë më parë nga Corriere Dello Sport dhe që ishte në drejtim të teknikut italian. Një i ashtuquajtur tifoz nuk e kapërdiu eliminimin e Interit në Ligën e Kampioneve pas humbjes së pësuar nga Barcelona, një letër që u komentua nga vetë e përditshmja e njohur italiane me tone ofensive në drejtim të Antonio Kontes duke mbështetur letrën e tifozit.

Letra e ‘tifozit’ e publikuar nga ‘Corriere Dello Sport’:

‘Përshëndetje Z.Italo, gëzoj kur shoh Interin e madh të eklipsohej nga Barcelona B që i tregoi sesi luhet futboll atij trajneri të lodhur. dhe të mendosh që komentatorët qanin mungesat e Sensit dhe Barellës. OK, mund të thuhet gjithcka për të justifikuar e shpëtuar pagën, por pak ndershmëri nuk do të bënte keq. Luanin kundër Barcelona B!Harrova, nuk jam as tifoz i Juventusit dhe as i ndonjë skuadre tjetër të elitës, por tifoz i Bolonjës, por kundërshtoj këtë lloj shenjtërimi të Kontes që në karrierën e tij, pavarësisht fitoreve, nuk ka aplikuar asnjëherë lojë të bukur’

Një email të cilit Italo Kuci iu përgjigj në këtë mënyrë:

‘Ligësisë tënde i shtoj timen pasi kam ndërmend të shtoj polemikat: kur do të pranojnë drejtuesit dhe tifozët e Interit që pa Ikardin lanë t’u shpëtonte Champions League dhe ndoshta edhe pjesa tjetër e trofeve? Slogani: PA IKARDIN NUK KA FESTE’.

sfidanti.al