Flet Luis Suarez: Messi, më i miri që kam parë, Stam rivali më i vështirë

Luis Suarez bëhet protagonist i një interviste për ESPN ku foli për botën e futbollit dhe karrierën e tij si lojtar; duke nisur nga shoku i skuadrës më argëtues , te lojtari më i mirë që ka parë deri te kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur

Përsa i përket pyetjes për futbollistin më të mirë që ka parë në karrierën e tij, përgjigjja e uruguajanit nuk ishte aspak një surprizë; Lionel Messi, përkrah të cilit ai luan te skuadra e Barcelonës duke krijuar edhe një miqësi shumë të fortë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Përsa i përket pyetjes se cili prej lojtarëve është më argëtues, Suarez tha:

‘në këtë moment më argëtuesi është Vidal. Kush është në gjendje që të harrojë pasaportën? Në këtë pikë duhet të zgjedh mes Pike dhe Dembele, ndërsa Umtiti ka look-un më të shëmtuar’

Nuk mungoi pyetja për rivalin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

‘Duhet të them Jap Stam në periudhën kur unë isha pjesë e Groningenit dhe ai i Ajaksit-tha Luis Suarez.

sfidanti.al