Nëse “diamanti” i Barcelonës u bë rekordmen i Ligës së Kampionëve, si shënuesi më i ri në moshë (17 vjeç e 40 ditë), në Gjermani ekziston një “diamant” tjetër shumë më i “njomë”. Jusufa Mukoko, vetëm 15 vjeç, shkëlqeu fort në fitoren e Dortmundit ndaj Sllavias së Pragës në Championsin e të rinjve. Borusia fitoi 5-1 dhe Mukoko realizoi 3 gola. Verdhezinjtë arritën kualifikimin për në turin tjetër. Sulmuesi i vogël po luan në një nivel me lojtarë që janë 4-5 vjet më të mëdhenj se ai, por ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje. Në Bundesligën U19, Mukoko ka shënuar 20 rrjeta në 13 takime. Pritet që shpejt trajneri Lysien Favre ta aktivizojë në ekipin e të rriturve dhe ai të nisë të bëjë histori në Bundesligën e parë dhe në Championsin e vërtetë.
Sfidanti.al