Çfarë Sitit, rivali i vërtetë i Liverpulit është Leisteri i Xhemi Vardit!

Jo më kot thuajse e fitoi titullin në “Anfild”. Brendan Roxhers mund të kishte qenë i pari trajner kampion me Liverpulin që nga 1990-ta, nuk ia doli në 2014, por duket se nuk ka hequr dorë nga ëndrra. Në stolin e Leisterit po zhvillon një sezon të madh, të ngjashëm me atë kur “dhelprat” fituan titullin në 2016 me trajner Klaudio Ranierin.

Falë edhe shënuesit “vdekësor” Xhemi Vardi, Leisteri arriti fitoren e 8-të radhazi në Premier Ligë, duke qenë tani 6 pikë mbi Mançester Sitin. Suksesi ishte 4-1 në fushën e Aston Vilës, një përgjigje për triumfin 3-0 të Liverpulit në fushën e Bornmuthit. Vardi shënoi 2 gola, Iheanaço shtoi një tjetër dhe po ashtu një gol pati Xhoni Evans.

Diferenca me kreun mbetet 8 pikë, por në 26 dhjetor (ditën e kutive pa dhurata), Liverpuli do të viziojë “strofkën” e Roxhersit dhe Vardit. Sulmuesi kryesor ka 8 ndeshje radhazi që realizon, ndërsa i duhet ende edhe pak që të barazojë apo të kalojë serinë prej 11 ndeshjeve njërën pa tjetrës që pati në 2015-2016.

Sfidanti.al