Përse të ndodhi ty sërish! Gyndogan mund të ketë mbyllur sezonin!

Ilkai Gyndogan mund të mos luajë më gjatë gjithë këtij sezoni. Mesfushori gjermano-turk i Mançester Sitit mund të jetë një nga mungesat më të rënda për Pep Guardiolën, në synimin e tij për titullin kampion në Angli, pasi ka dëmtuar ligamentet kryq të gjurit dhe duhet të bëjë operacion. Vetë trajneri katalanas u shpreh se “Ilkai mund të mungojë gjatë”, dhe mediat britanike po ashtu njoftuan se dëmtimi ishte serioz. Gyndogan, një nga lojtarët më të talentuar të Europës në rolin e tij, ka pasur edhe më parë shqetësime nga dëmtimet, që e kanë penguar ndjeshëm në karrierën e tij tek Dortmundi. Përpara se të vinte tek Siti, atë e kërkonte edhe Barcelona.

Sfidanti.al