Haland, shfaqet klauzola e kontratës; ikën për 20 milionë Euro, por vetëm në janar

Erling Haland mund të jetë transferimi I vitit 2020. Talenti I Salzburgut është vënë në shënjestrën e  klubeve më të rëndësishme evropiane pasi po shfaqet në një formë të jashtë zakonshme sidomos në Ligën e Kampioneve ku ka shënuar 8 gola në 5 ndeshje, ndërkohë që vlera e tij në merkaton e transferimeve është rritur me një shpejtësi të madhe duke shkuar në nivele rekord për moshën e tij 19 vjecare, madje po flitet për vlerën e 100 milionë Eurove.

Por për faktin e keq të Salzburgut e të mirë për klubet e interesuara, në kontratën e Haland duket se ekziston një klauzolë që po I tundon të gjithë. Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’, Haland mund të largohet nga skuadra austriake për shifrën modeste të 20 milionë Eurove, por vetëm në sesionin e merkatos së janarit

Nëse e gjithë kjo do të konfirmohet, për sulmuesin norvegjez pritet të hapet një ankand nga ana e të mëdhenjve të Kontinentit të Vjetër për të siguruar shërbimin e sulmuesit të talentuar. Në Gjermani thonë se Borusia Dortmund është favorite për të marrë kartonin e Haland, ndërsa anglezët kujtoijnë se ëndrra e futbollistit është të luajë në Premier League sic ka bërë më parë edhe babai I tij. Në listën e pretendentëve është edhe Juventus që e kishte kërkuar edhe pak kohë më parë.

Sfidanti.al