Rapino bën thirrjen: Ronaldo, Messi, Ibra, nuk impenjohen për futbollin e femrave

Megan Rapino është një personazh që e thotë hapur atë që mendon dhe këtë ajo e tregoi edhe në intervistën e dhënë për France Football pas fitimit të Topit të Artë. Pasi iu kundërvu për të disatën herë presidentit Trumpo duke e përkufizuar si të cmendur, kapitenia e përfaqësueses amerikane të futbollit tëe femrave shënjestroi edhe kolegët e saj meshkuj e në mënyrë të vecantë yje si Messi, Ronaldo apo Ibrahimovic duke pretenduar më shumë ndihmë nga ana e tyre për promovimin e futbollit të femrave

‘Dua të bërtas: Kristiano Ronaldo, Messi, Ibrahimovic më ndihmoni!-tha Rapino-këto yje nuk impenjohen aspak kur ka kaq shumë probleme në futboll. Mos ndoshta kanë frikë se mos humbasin gjithcka? Askush nuk do t’I fshijë nga historia e futbollist sepse u shprehën kundër seksizmit dhe racizmit’.

Messi shpesh I ka evituar cështjet që nuk kanë të bëjnë me fushën e lojës, Kristiano Ronaldo e Ibrahimvic në të kaluarën I kanë dënuar abuzimet raciale edhe pse suedezi në 2013 u shpreh në këtë mënyrë për futbollin e femrave: ‘Nuk është e mundur të krahasohet me atë të meshkujve, nuk është argëtuese. Në botë më krahasojnë me Mesin e Ronaldon, në Suedi me Lota Shelin(ish futbolliste suedeze). Po tallen gjë? Kur theva rekordin e golave me kombëtaren me kë duhej të bëja krahasimin? Me atë që bëri këto rekorde apo me femrat?’.

Sfidanti.al