Bajerni, Ançeloti flet për Levandovskin dhe shortin me Arsenalin!

Robert Levandovski dëshironte më shumë të qendronte tek Bajerni sesa të shkonte në Madrid. Ky është spjegimi që Karlo Ançeloti jep për pyetjen sesi u arrit të mbahej sulmuesi polak. “Leva e kishte Bajernin zgjedhje të parë, – tha trajneri italian, – donte më mirë të ishte në Mynih sesa në Madrid, ndaj edhe ne ia dolëm që ai të mos largohej”. Levandovski firmosi kontratë deri në 2021, për një rrogë vërtet të madhe. Në intervistën e tij, “Karleto” foli edhe për shortin në Champions ndaj Arsenalit, por nuk bëri parashikime, thjesht krahasoi veten me Arsen Vengerin. “Në klube të tillë ku ka pronarë amerikanë, vlen më shumë përfitimi financiar sesa trofetë, – ishin fjalët e tij, – Venger nuk e ka fituar kurrë Championsin dhe titullin e fundit në Angli e ka fituar në 2004, por ai nuk është shkarkuar. Kjo nuk mund të ndodhë në klube të tjerë, siç ngjau tek Reali ku unë u largova në 2015 sepse nuk munda të fitoja asnjë trofe”.

Sfidanti.al