FIFA, jo vetëm korrupsion, ndëshkon një ish drejtues nga Afganistani për abuzime seksuale

Duket se korrupsioni nuk është problemi I vetëm te FIFA. Qeveria e Futbollit botëror nëpërmjet komisionit të Etikës vendosi të pezullojë për 5 vjet një prej ish drejtuesve të Federatës Afgane të Futbollit për shkak të akuzave për abuzim seksual të ngritura nga disa futbolliste në periudhën 2013-2018

Vetë FIFA konfirmoi  këtë të martë ndëshkimin për Mohamed Hanif Sedik, ish asistenti I ish presidentit të Federatës Afgane të Futbollit, Keramudin Karim, pasi u konsiderua fajtor për disa thyerje të Kodit të Etikës në përfundim të hetimeve të kryera pas denoncimit të futbollisteve.

Sedik përvec kësaj do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 10 mijë Frangash zvicerane dhe nuk do të mund të kryejë asnjë aktivitet administrativ, sportive apo cdo aktivitet tjetër që ka të bëjë me futbollin gjatë kësaj periudhe

Sfidanti.al