Miku i mirë njihet në ditë të keqe. Kështu ndoshta ka menduar shefi ekzekutiv i Bajernit, Karl-Hajnc Rumenige, i cili i doli menjëherë në krah trajnerit Hansi Flik, pavarësisht humbjes ndaj Leverkusenit. Disfata e vështirësoi pozicionin e kampionëve në Bundesligë, por ishte e para e Flikut pas 4 fitoreve radhazi, dhe Rumenige e pa të udhës që të mbështeste teknikun.
“Pas ndeshjes me Volfsburgun do të ulemi të flasim për të ardhmen, – u shpreh ai, – ne jemi shumë të kënaqur me trajnerin, ai po punon shumë mirë. Ka një unitet të madh në skuadër, ka edhe një plan të qartë për lojën. Ne na duhet një trajner që t’i shkojë skuadrës sonë, nuk është se jemi në nxitim për të gjetur një alternativë. Fliku punon deri në dimër, ndoshta vazhdon edhe më tej”.
Sfidanti.al