Sezonin e kaluar ishte tjetër gjë, pasi shënoi 17 gola e shërbeu 11 asistë në 27 ndeshje. Tashmë, Marko Rojsi është hija e vetvetes, më i ngadalshëm, më pak impresionues, jo një kapiten siç i takon të jetë, por simboli i krizës së Dortmundit. Kjo është analiza e tabloidit “Bild” që bën paralelizmin mes krizës së Rojsit dhe rënies së frikshme të Borusias, që në verë ishte menduar si pretendente për titullin kampion.
Nuk dihet qartë se çfarë po ndodh me një lojtar tepër të talentuar, por edhe tepër të pezmatuar. Rojsi nuk ka shënuar asnjë gol këtë sezon në Champions, ndërsa vërtet ka 6 rrjeta në Bundesligë (në 12 ndeshje), por kontributi i tij është tepër larg atij që pritet, sidomos si kapiten. Trajneri Lysien Favre po e mbron dhe po e hedh gjithnjë në fushë, por Rojsi po “merr në qafë” veten, dhe me gjasë edhe tajnerin e tij.
Sfidanti.al