Në vetëm tre muaj e ka dyfishuar vlerën e kartonit, dhe tani ëndërron “majat”. Paulo Dibala nuk duket më ai lojtar që nuk e deshën tek Juventusi i Sarrit, por një tjetër, i gatshëm të matet me më të mirët e futbollit botëror. Pas golit të shkëlqyer shënuar ndaj Atletikos në Champions, shumëkush pyet se çfarë ndodhi me “margaritarin” nga Argjentina? Rreshtohen faktorët si përgatitja fizike, forca më e madhe psikologjike, ndikimi i Mauricio Sarrit, por harrohet diçka. Dibala u bë sërish Dibala për shkak të konkurrencës, kur Kristiano Ronaldo rrezikoi ta linte jashtë skuadrës, dhe kur Gonzalo Higuain u kthye ai që ishte tek Napoli.
Në verë, Juvja do të ishte kënaqur me 80 milionë euro për kartonin e tij, nëse do t’ia jepnin. Sot, besohet se vlera e kartonit ka arritur në 150 milionë euro. Kampionët e Italisë kanë tashmë një “thesar”, dhe besohet se ai do të bëhet edhe më i vlefshëm tani që CR7-ta nuk duket më ai i dikurshmi.
Sfidanti.al