Lukaku, viktimë e koreve raciste në Pragë: UEFA të ndërhyjë

Nga Kaljari, në Pragë; në harkun e 4 muajve, Romelu Lukaku u bë  vitkimë e fyerjeve racistë, këtë radhë nga disa tifozë të Slavias me sulmuesin belg që e denoncoi episodin gjatë një intervistë për Esporte Interativo.

‘E kam thënë edhe kur isha në Kombëtare me Belgjikën-tha Lukaku në fund të ndeshjes-UEFA duhet të bëjë dicka sepse jemi në vitin 2019 dhe nuk është e mundur që ndodhin ende gjëra të tilla nëpër stadiume. Në këtë ndeshje u bëra viktimë e koreve raciste 2 herë, jo vetëm në momentin e golit, por edhe në rastin e golit të parë të Lautaro Martinez. Për mendimin tim këta njerëz nuk janë të mirë, për më tepër kështu u jepet një shembull I keq edhe fëmijëve. Pres që UEFA të ndërhyjë’.

Në mënyrë specifike, Romelu u shënjestrua pas aksionit që solli avantazhin e Interit në 1-0 dhe në castet e mëvonshme kur iu anulua goli I 2-0 nga sistemi VAR. Sulmuesi nga ana e tij iu përgjigj duke vënë duart në veshë. Më pas në rastin kur u shënua goli I 2-1 e goditi topin në rrjetë me shumë zemërim ndoshta për shkak të fyerjeve që dëgjoi nga shkallët e stadiumit.

Sfidanti.al