‘Bomba’ e kronikës rozë; Ronaldo-Xhorxhina martesë sekrete më Marok

Kristiano Ronaldo dhe Xhorxhina Rodrigez duket  se janë martuar në mënyrë sekrete në Marok. Ky është lajmi gossip bombastik I publikuar nga ‘Novella 2000’ sipas së cilës ceremonia e martesës ishte e blinduar për fotografët. Përvec kësaj, gjithnjë sipas të njëjtit burim, Ronaldo modifikoi edhe testamentin e tij për t’I siguruar një mbrojtje më të madhe bashkëshortes së tij.

Ndërkaq ekziston edhe një version tjetër I kësaj historie, pasi ka nga ata që theksojnë se martesa në fakt është vetëm planifikuar dhe se ceremonia do të zhvillohet së shpejti.

Duke u kthyer te versioni I ‘Novella 2000’, ai që e organizoi dasmën ishte miku I Kristiano Ronaldos dhe miliarderi maroken, Badr Hari, kampion I kickboxing. Mësohet se vendimi për të lidhur kurorë u mor pas MTV EMA ku Xhorxhina u etiketua vetëm si një shoqëruese e Kristiano Ronaldo dhe sipas Novella 2000 ajo që përshpejtoi përgatitjet ishte përshendetja ‘speciale’ e Rita Pereirës, mike(apo ndoshta një ish e dashur) e Ronaldos e cila pikërisht në mbrëmjen e cmimeve MTV kur u hodh në krahët e sulmuesit të Juventusit, ndërkohë që Xhorxhinën e përshëndeti thjesht me një ‘C’kemi!’.

Por nuk mbaron me kaq. Mësohet se nëna e Ronaldos, Dolores e priti me entuziazëm të përmbajtur lajmin e martesës të djalit të saj me Xhorxhinen dhe se portugezi kishte modifikuar testamentin për të mbrojtur bashkëshorten e tij. Ato që konfirmojnë gjithcka ishin fjalët e një personi shumë pranë ciftit që për Novella 2000 tha: ‘Kuptova gjithcka që nga 29 gushti kur Ronaldo shkoi në Madeira te avokatët e tij dhe ndryshoi testamentin për të mbrojtur edhe Xhorxhinën. Përpara atij moment e gjithë pasuria e tij dot të administrohej nga e ëma, por atë ditë ai ndryshoi disa dispozita dhe përfshiu edhe Xhorxhinën’.

Sfidanti.al