Milan; polemika Suso-Salvini: Shpresoj që Babagjyshi…

Mateo Salvini dhe Hesus Suso përfshihen në polemika mes tyre në rrjetet sociale. Gjithcka ndodhi ditën kur futbollisti spanjoll I Milanit festoi 26 vjetorin e lindjes me Suson që mori urime të shumta ku figuronte edhe ai I ish Ministrit të Brendshëm italiane. Në një post urimi në Instagram të Milanit për Suson, Salvini shkruante: ‘Urime, me shpresën që Babagjyshi I Vitit të Ri të të sjellë pak shpejtësi, grintë dhe dëshirë për të luajtur’.

Suso nuk ia përtoi shumë teksa iu përgjigj: ‘Faleminderit Salvini. Me shpresën që Babagjyshi të të sjellë pak shpejtësi, grintë dhe dëshirë për të administruar shumë më mirë një vend që unë e dua’.

Sfidanti.al