‘Skandal’, ‘Falsifikim’.. Rregullat e komplikuara të shortit të fazës finale të Euro 2020 që do të hidhet në 30 nëntor, kanë shkaktuar pakënaqësinë e lojtarëve dhe medias në Belgjikë e Holandës, dy vende që e dinë tashmë grupin e tyre dhe ndonjë prej skuadrave me të cilat do të përballen.
Duke qenë se 12 vendet pritëse ishin vendosur në grupe të caktuara në rast kualifikimi, duke parë edhe disa kufizime që pengojnë disa vende të përballen mes tyre për arsye politike apo diplomatike, Belgjika njeh 2 nga 3 kundërshtarët e saj në grup për evenimentin everës së vitit të ardhshëm; Danimarka dhe Rusia.
‘Për mendimin tim është një lloj falsifikimi I kompeticionit-tha mesfushori belg Kevin De Brëjne për një televizion në vendin e tii-rregullat për formimin e grupeve janë skandaloze’.
Nuk ishte më pak e ashpër e përditshmja ‘Le Soir’ e cila theksoi: ‘Emri I skuadrës së tretë kundërshtare të Belgjikës do të jetë Finlanda ose Uellsi. Do të jetë arsyeja e vetmeqë con trajnerin tonë në Bukuresht’.
Polemikat pushtuan edhe Holandën ku e përditshmja ‘De Telegraaf’ foli me trajnerin Koeman I cili tha: ‘Vërtet nuk e kuptoj këtë format të ri’. Një format që e vë Holandën në një grup me Ukrainën.
Sfidanti.al