Mirko Vucinic ka probleme me organet fiskale italiane. Guardia di Finanza në Lece I sekuestroi ish sulmuesit të Leces, Juventusit e Romës pasur me vlerë mbi 5.8 milionë Euri për evazion fiscal, shifër të cilën e përfitoi jashtë kufijve të Italisë kur luante për Al Jazira Club.
Malazezi do të duhet të mbrohet nga akuza për mashtrim në deklarimet e tij sepse sipas hetuesve ka fshehur kompesimet e fituara në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Vucinicit iu sekuestruan pasuri të patundshme dhe operacioni u krye pas një kërkese të Prokurorisë Masimiliano Karduci, që kryeson hetimet penale të kësaj cështjeje që po kryhen prej më shumë se një viti.
Sfidanti.al