Kuotë 2.6 që Ronaldo të arrijë 100 golat për Portugalinë!

Në ndeshjen ndaj Luksemburgut nuk pritet ta ketë shumë të vështirë, aq më shumë me formën e kohëve të fundit në kombëtare. Kristiano Ronaldo ka objektiv të trefishtë sonte në mbrëmje, atë të kualifikimit për në Euro 2020, të arritjes në 100 gola (apo më shumë) me Portugalinë, si dhe që të përfundojë si shënuesi më i mirë i eleminatoreve europiane. Gazeta “Marka” njofton se ka vendosur një koeficient 2.6 që CR7-ta të shënojë të paktën 2 gola, pra nëse vendosen 10 euro, mund të fitohen 26.

Dyshimi i vetëm mbetet për formën fizike të Kristianos, pasi ai u zëvendësua dy herë nga trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri, dhe kjo do të thotë se nuk është në 100 për qind. Nëse trajneri i Portugalisë, Santos, e aktivizoi tërësisht ndaj Lituanisë, ndoshta mund ta kursejë pak për Luksemburgun. Ronaldo ka shënuar 13 gola në 7 ndeshjet e fundit për “luzitanët”.

Sfidanti.al