Venger iu thotë lamtumirë përfundimtare pankinave; do të ketë një rol në FIFA

Arsen Venger I thotë lamtumirën përfundimtare profesionit të trajnerit. 70 vjecari që ndryshoi mënyrën e interpretimit të lojës në aspektin tekniko-taktin në futbollin anglez ku për 22 vjet drejtoi skuadrëbn e Arsenalit, në fakt ka përqafuar një sfidë të re pasi do të ushtrojë rolin e Drejtorit të Zhvillimit të Futbollit botër në FIFA.

Së fundmi emri I Arsen Venger është përmendur shpesh për të marrë drejtimin e një klubi të një niveli si Bajerni I Mynihut për të zëvendësuar Niko Kovac të shkarkuar, por në fund vendosi të zgjedhë të ndërmarrë këtë karrierë të re, një lajm që është konfirmuar nga vetë FIFA në një komunikatë për shtyp.

Arsen Venger, gjatë 22 viteve të qëndrimit të tij në pankinën e Arsenalit. Ka fituar me Topcinjyë 3 tituj në Premier League dhe 7 Kupa të Anglisë

Sfidanti.al