Rrëfimi shokues I Asprijas: Një narkotrafikant më kërkoi autorizim për të vrarë Shilavert

Për jetën e Faustino Asprijas mund të thuhet gjithcka, përvec të qenit e mërzitshme. Episodi më I fundit dhe një ndër më kuriozëve që e kanë parë atë si protagonist u zbulua  në filmin dokumentar ‘Faustino I Madh’ I transmetuar nga Telepacifico.

Pas një përplasjeje që pati me portierin paraguajan Shilavert për kualifikueset e 1997, Asprija u kontaktua nga një vrasës me pagesë. Në atë ndeshje ish futbollisti kolumbian dhe Shilavert u nxorën nga fusha e lojës me karton të kuq mes protestave të ashpra të publikut. Për këtë arsye, dikush pati idenë e cmendur që të eliminonte portierin paraguajan.

Bëhet fjalë për një trafikant droge I njohur me pseudonimin Hulio Fierro që e kishte kërkuar Asprijan në hotel. ‘Kemi nevojë për autorizimin tënd për të vrarë Shilavert-I tha narkotrafikanti Asprijas, I cili iu përgjigj: ‘Je I cmendur,  ajo cfarë ndodhi në fushën e lojës, mbetet aty’, një përgjigje kjo që I shpëtoi jetën Shilavertit.

Sfidanti.al