Çfarë ëndrre Matija, nga kategoria e 7-të përballë yjeve të Anglisë!

Mbiemri i tij është Sharkiç, është nga Mali i Zi dhe ka pësuar një transformim të pabesueshëm në karrierë në vetëm një vit. Portieri 22-vjeçar ishte vjet pjesë e skuadrës së Stratford Taunit në kategorinë e shtatë angleze, ndërsa tani pritet të përballet me yjet e Anglisë, në eleminatoret e Europianit. Djaloshi shpreson të debutojë për kombëtaren e vendit të tij në stadiumin “Uembli”, ndërsa vitin e kaluar debutoi në ligën tepër të ulët, duke pasur në tribunë vetëm 258 spektatorë.

“Në vitin 2010 isha në “Uembli” si tifoz i vogël i Malit të Zi, dhe e kujtoj shumë mirë, – thotë ai, – shpresoj që të luaj këtë herë dhe ne të arrijmë një rezultat të mirë. Jetës asnjëherë nuk i dihet, ndërsa përvoja në ligën e 7-të është shumë e rëndësishme për mua”. Tani, Sharkiç është në Premier Ligën e Skocisë, me Livingstonin, i dhënë hua nga Aston Vila, skuadër e Premier Ligës angleze.

Sfidanti.al