Italia, Mario Baloteli nuk e bind Mancinin, s’është në Kombëtare

Mario Baloteli për momentin mund të presë për rikthimin në kombëtaren italiane. Pavarësisht inkurajimeve të marra, ai nuk do të grumbullohet nga Roberto Mancini për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Euro 2020 kundër Bosnjes dhe Armenisë.

Mancini mendon se Baloteli ende nuk është gati për të veshur sërish fanelën e Të Kaltëeve dhe për momentin do të mjaftohet me monitorimin e ecurisë së Breshias, për ta grumbulluar me shumë mundësi në ndeshjet miqësore që do t’I paraprijnë evropianit të vitit të ardhshëm

Në fakt Mancini e kishte menduar idenë e grumbullimit të Balotelit në Kombëtare, por më pas preferoi të mos e bëjë një gjë të tille pasi skuadra që ka në dispozicion edhe pse siguroi kualifikimin për në fazën finale, gjithsesi ende duhet ëe grumbullojë pikë për të  qenë  një prej skiuadrave kokë serie

Sfidanti.al