Lodeiro shtyn Luis Suarez drejt SHBA: Duhet bindur Barcelona, por ai do MLS

Te Barcelona flitet shpesh për të ardhmen e Lionel Messit dhe kjo është mëse e kuptueshme. Fakti që një ditë katalanasit do të duhet të bëjnë pa yllin argjentinas, pasi të ketë varur këpucët në gozhdë, është një shqetësim për blaugranat, ndërkohë që në këtë aspekt duket se është lënë disi në harresë një tjetër futbollist për të cilin vitet kalojnë ashtu sikurse edhe për Messin. Bëhet fjalë për Luis Suarez që është një element I rëndësishëm për Barcelonën edhe pse nuk është më në nivelet e viteve të kaluara kur ishte në gjendje që t’u rrëmbente Këpucën e Artë Ronaldos dhe Messit.

Sipas Lodeiros shokut të skuadrës së Suarez te Uruguaji, El Pistolero mund të lërë shumë shpejt camp Noun dhe të transferohet në SHBA. ‘Duhet bindur Barcelona, por Suarez dëshiron të vijë në MLS-tha Lodeiro për mlssoccer.com-më pyet gjithnjë për kampionatin tonë. Ëndrra e tij ishte të luante për Barcelonën, po e bën në nivele shumë të larta dhe atje ndihet shumë mirë’

Por është e qartë se ideja për të luajtur disa vjet në SHBA është vërtet tërheqëse.

‘Herët a vonë ai do të vijë-tha trajneri I Seattle, Legëruej që iu bëri jehonë fjalëve të Lodeiros -dhe shpresoj që ai të luajë me Seattle Sounders edhe pse ka një probabilitet shumë të ulët. Por unë besoj se është vetëm cështje kohe që Luis Suarez të vijë nga këto anë’.

Sfidanti.al