Ndeshja përfundoi keq, edhe pse trajneri tha “mirë” më pas. Stefano Pioli bëri një analizë shumë personale për duelin e Serisë A në “San Siro”, mes Milanit e Lacios, duke nxjerrë këtë përfundim. “Skuadra është në rritje, por duhet që të lexojë më mirë ndeshjen, – tha ai, – duhej të fitonim për shumë arsye, por paraqitja ishte e mirë. Luftuan për 95 minuta, por duhet ta rrisim nivelin tonë edhe më tej”.
Këto ishin fjalët e Piolit, por tifozët ndoqën një ndeshje tjetër. Çiro Imobile shënoi golin e 100-të për Lacion, pastaj Piontek barazoi, ndonëse goli iu quajt Bastosit që bëri devijimin. Në fund Hoakin Korrea vulosi fatin e duelit në 83’. Kjo ishte fitorja e parë e Lacios në fushën e Milanit në 30 vjet, dhe kjo tregon sesa ka ndryshuar realiteti. Milani pati mjaft raste, dhe goditi më shumë në portë sesa Lacio, por renditja thotë se ka 14 pikë në 11 javë, ndërsa Lacio është në vend të katërt me 21.
Sfidanti.al