Plot 1 200 euro për 1, kaq fitoi skedina me humbjet e Bajernit, Barçës e PSG-së!

Në agjencinë e specializuar përmbledhëse “Odsheker” (Oddschecker) ishte informacioni se nëse një njeri donte të vinte skedinë për humbjen e njëkohëshme të Paris SG, Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut, ai kishte ofertën të mirë prej 1 199 paundësh. Pra, për çdo paundë të vendosur bast, mund të fitojë gati 1 200, nëse të tre gjigandët humbisnin në një fundjavë. Kjo ndodhi, pas fitoreve të Dizhonit, Frakfurtit dhe Levantes, dhe fitimi për guximtarët duhet të ketë qenë shumë i madh. Mund të ketë pasur njerëz që të kenë vendosur 10 paundë, dhe kanë fituar  12 000, apo që kanë nxjerrë nga xhepi 100, për të fituar 120 000! Fitim i madh, por nuk ndodh çdo javë që të humbasin të gjithë gjigandët.

Sfidanti.al