Mancester Junajtid në një moment të sezonit u duk sikur po e merrte veten, por pas fitores me Celsin në Kupën e Ligës, skuadra e Solskjaer ngatërrohet sërish me këmbët e veta. Djajtë e Kuq pësuan humbje në fushën e Bornmuthit me rezultatin 1-0 dhe përvecse panë këtë skuadër që t’i shkëputet, ata rrezikojnë që të shohin edhe largimin e pozicioneve që të cojnë në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm.
Njeriu i ndeshjet për Bornmuthin u bë sulmuesi i përffaqësueses norvegjese King që në fundin e pjesës së parë shënoi golin që vendosi përfundimisht fatin e këtij takimi pas një gjesti shumë të bukur teknik duke përfituar edhe nga fakti që mbrojtja e Mancester Junajtid nuk reagoi. në pjesën e dytë skuadra e Solskjaer sulmoi gjatë gjithë kohës, por lojtarët e tij ishin konfuzë në lojën dhe nuk kishin rrezikshmëri në veprimet e tyre.
sfidanti.al