Do të jetë Fabio Kuartararo ai që do të niset nga pole position në Cmimin e Madh të Malajzisë në botërorin e MotoGP. Piloti francez me Team petronas shënoi kohën më të shpejtë në pistën e Sepangut me 1 minutë 58 sekonda e 303 të mijtat në kushte të vështira meterologjike duke fituar të drejtën për të startuar garën e së dielës nga vendi i parë.
Menjëherë pas tij, në vijën e parë të startit është spanjolli Maverik Vinjales me 103 të mijtat më shumë se Kuartararo, ndërkohë që këë vijë e plotëson italiani Franko Morbidelo me 129 të mijtat më shumë se francezi.
Një paraqitje të mirë bëri Valentino Rossi që shënoi kohën e gjashtë më të mirë ndërkohë që piloti i Dukatit, Andra Doviciozo nuk shkoi më shumë se vendi i dhjetë. Ndodh që edhe marsianët të gabojnë. Është ky rasti i Mark Markez me 8 herë kampionin e botës që u bë protagonist i një rrëzimi pasi humbi kontrollin e motorit të tij në kthesën 2 të pistës së Sepangut.
Për 26 vjecarin, ky rrëzim për fat të mirë nuk pati pasoja dhe Markez do të nisë garën nga vendi i 11, që është edhe rezultati i tij më i dobët në kualifikuese në këtë sezon të MotoGP
sfidanti.al