Afrika e Jugut shpallet kampione e botës në Rugby, një titull të cilin ajo e fitoi për herë të tretë. Në Yokohama, skuadra e ‘Springboks’ mundi Anglinë që në gjysmëfinale bëri mrekullinë teksa eliminoi favoritët absolutë të Zelandës së Re me rezultatin 32-12. Për Afrikën e Jugut ky titull vjen pas atij të fituar në vitin 1995, një pjesëmarrjen e saj të parë pas bojkotit për aparteidin dhe atij të vitit 2007.
Në këtë finale lojtarët e Afrikës së Jugut fituan sidomos nëpërmjet lojës fizike duke shfaqur një mbrojtje të fortë, superioritet në fitimin e topit dhe penalltisë taktike. Pjesën e parë Afrika e Jugut e mbylli me avantazhin 12-6, ndërkohë që pas pushimit të saj, ajo e thelloi avantazhin teksa e coi në 15-6. anglia e shkurton këtë diferencë në 15-9, por Springboks u shkëputën sërish në 18-9. Anglia shënoi 3 pikët e fundit të saj duke e cuar rezultatin në 18-12. më pas gjithcka foli për skuadrën afrikane që në fund arriti të mbyllë këtë ndeshje 32-12 një finale ku si MVP u shpall Vermeulen, ndërkohë që Afrika e jugjit ngjitet në catinë e botës në Rugby.
sfidanti.al