Rosi në F1 dhe Hamilton në MotoGP, shkëmbimi ka një datë

Valentino Rossi në Formula 1 dhe Ljuis Hamilton në MotoGP; shkëmbimi motoristik më tërheqës I vitit ka një datë. Dy kampionët e këyre disiplinave sportive do të bëjnë këtë shkëmbim në 9 dhjetor në pistën Ricardo Tormo të Valencias, një javë përpara garës së fundit të sezonit në Bptërorin e Formula 1 në Abu Dhabi

Meritën për këtë e ka edhe Monster Energy, sponsori që mbështet si mercedes ashtu edhe Yamahën. Nuk do të jetë hera e parë që dy pilotër pëeballen ne sfida të reja në disiplina të ndryshme motoristike nga ajo ku garojnë ata vetë. Hamilton disa herë është parë të drejtojë motor teksa në Herez De La Frontera kaloi një ditë të tërë duke drejtuar një Yamaha R1M Superbike menjëherë pas përfundimit të kampionatit të F1 sezonin e kaluar

Ndërsa, që Rossi e njeh mirë Formula 1, këtë e tregojnë faktet. Pezarezi [rovoi për herë të parë një makinë Ferrari në Fiorano në 2004. Por debutimin publik, në Formula 1 po me Ferrarin e bëri 2 vjet më vonë në  testet paraprake të Valencias, rezultati? Kohë të shkëlqyera dhe një Mikael Shumaher I habitur dhe në atë kohë ai e mori seriozisht në konsideratë idenë për të kaluar në Formula 1.Testin e fundit ai e bëri në 2010 në katalonjë duke drejtuar një Ferrari të 2008 me gomat e GP2. Pas kësaj lindi një tjetër ide interesante; garimi në Cmimin e Madh të Italisë në vend të Felipe Massës së u dëmtua në kokë pas një goditje të marrë nga një prej pajisjeve të shkëputura nga makina e Barrikelos, gjatë provave në Cmimin e Madh të Hungarisë.

Sfidanti.al