‘Riberi gaboi e ndoshta me të drejtë. E pranojmë vendimin, por klubi beson se duhet të bëjë apelim. Ai kërkoi ndjesë-Vincenco Montela nuk e justifikon Frank Riberinë që u ndëshkua me 3 ndeshje pezullim pasi shtyu arbitrin anësor Paseri në përfundim të ndeshjes mes Fiorentinës dhe Lazios, me francezin që u ankua se ai nuk akordoi një faull në dëm të Sotil të Fiorentinës në aksionin e golit të dytë të Lazios
Por edhe vetë Montela u dënua me 1 ndeshje pezullim. ‘E teprova pak, por tani I ulëm tonet-vijoi trajneri I Fiorentinës që foli edhe për raportin e tij pikërisht me Riberinë-kam pasur marrëdhënie të mirë me Frankun që para se ai të vinte te ne. E prisja që mund t’I vinte keq për zëvendësimi, e kishte adrenalinën në nivele të larta. Me të u sqaruam dje dhe e kuptoi se e kishte tejkaluar pak limitin’.
Sfidanti.al