Amerika, Italia dhe tani Spanja,është folur shumë për destinacionet e mundsjnhme të Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez I dha lamtumirën Major League Soccer pas humbjes së LA Galaxy në derbin me Los Angeles FC me rezultatin 5-3. Tani 38 vjecari është në kërkim të një shtëpie të re dhe pas zërave të parë për një rikthim të mundshëm në Itali, tani del një tregues I ri.
Në Instagram Story, Ibrahimovic publikoi një video që ka pasur një impakt të madh në rrjetet sociale. ‘C’kemi Spanja, e gjeni dot? Po kthehem-theksonte Ibrahimovic në videon e tij të shkurtër. Sulmuesi suedez është aktivizuar më parë në Spanjë, teksa në 2010 u bë pjesë e Barcelonës, por nëse ai do t’u bashkohet sërish katalanasve apo do të zgjedhë një skuadër tjetër, kjo mbetet një mister, gjithnjë nëse e gjithë kjo histori nuk është dicka publicitare.
Por ndërkaq, Marko Di Vaio është parë në Los Anegeles. Prania e Menaxherit të klubit te Bolonja do të konfirmonte mundësinë e kalimit të Ibrahimovic te skuadra e Bolonjës për t’u bashkuar me mikun e tij, Mihajlovic.
Sfidanti.al